Qytetarët, sot, mund t’i vizitojnë stacionet policore të të gjitha rajoneve
Në vazhdën e aktiviteteve të shënimit të 20- vjetorit jubilar të themelimit të PK-së, sot nga ora 08:00 – 16:00, sipas planifikimeve do të jetë “Porta e hapur” në të gjitha stacionet policore të të gjitha rajoneve.
Në kuadër të DRP-Prishtinë, sot duke filluar nga ora 10:00, në stacionin policor Qendra, në Prishtinë, pritet të realizohen vizita nga nxënës të shkollave fillore, të cilët do të priten nga stafi menaxhues i PK-së.
Njësoj edhe në Gjilan, ku dje policia njoftoi se qytetarët e interesuar mund t’i vizitojnë stacionet dhe njësitet policore, transmeton Indeksonline.