07:22 / E Martë, 19 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Qytetarët sot protestojnë para ZRRE-së kundër rritjes së çmimit të energjisë

Grupi i Qytetarëve te Pavarur që po e organizojnë protestën kundër rritjes së çmimit për energjinë elektrike do të organizojnë sot një aksion simbolik para zyrave të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë (ZRRE).

Një grup qytetarësh po i bëjnë thirrje të gjithë qytetarëve që të mërkurën t’i bashkohen në një protestë të kundër rritjes së çmimit të energjisë elektrike.

‎Ata ftesën po e bëjnë nëpërmjet Facebookut, ku kanë shpjeguar se kjo protestë thirret nga një grup qytetarësh pa prapavijë partiake.

“Disa nga qytetarët e grupit organizativ ishin të përfshirë në protestat e vitit 2013 kundër skandalit të fryrjes së faturave nga KEK-u dhe disa të përfshirë në protestat me hashtag #protestoj. Protesta ka për qëllim parandalimin e rritjes së çmimit të energjisë elektrike të paralajmëruar nga Qeveria e Kosovës”, thuhet në profilin e organizatorëve.

Temat: