Qytetarët të kënaqur me punën e Qemajl Aliut

Qytetarët e Komunës së Shtimës, janë shprehur të kënaqur me punën e bërë të kryetarit Qemajl Aliu. Gjatë një takimi me kryetarin Aliu, banorët e fshatrave të kësaj komune, janë shprehur të kënaqur me punën e kryetarit përgjatë këtyre viteve qeverisje.
Sipas tyre gjatë qeverisjës së kryetarit Aliu janë bërë ndryshime radikale në të gjitha lëmitë.
“Qeverisje e mirë. Që ku e kemi doktorin të cilën duhet me përkrahë. Është interes i jonë që ta përkrahim”, tha njëri nga banorët e kësaj komune.
Banorët e fshatrave atje pohuan se këto ndryshime rrenjësore në fshatrat e Shtimës nuk i kanë parë as në ëndërr dhe se një gjë të tillë as nuk e kishin paramenduar, që fshatrat e kësaj komune të kenë rrugë të mira, ndriçim e trotuare.
E kryetari Aliu teksa dëgjonte lavdatat e banorëve tha se këto fjalë e motivuan që të punoj fort për katër vjet dhe që të angazhohet edhe më tepër në mandatin e ardhshëm.
“Jemi munduar të gjithë bashkë, të bëjmë njëfarë ndryshimi që ka pas ardhur koha dhe ka qenë i nevojshëm. Dukej e pamundur, por ne u bëmë bashkë. Ju me besim, e ne me një plan konkret dhe iu jemi mirënjohës që në atë kohë na keni dhënë besimin. Një besim i sinqertë dhe i pastër. Ne kemi arritur dhe këtë imazh me ndryshu dhe në Komunën e Shtimës sidomos jashtë Shtimës”, tha Aliu.