75 Mall Live Search
17:58 / E Diele, 22 Mars 2020 / indeksADMonline

Qytetarët thyen rregullat e karantinimit në Shqipëri, i shpëtojnë policisë por jo edhe kamerave

Shqipëria ndodhet nën masat drastike, që qeveria ka ndërmarrë, për të ndaluar përhapjen e virusit koronavirus.

Prej disa ditësh, qytetarët lejohet të lëvizin vetëm në orare të përcaktuara, ndërkohë që prej të shtunës, të gjithë do të duhet të qëndrojnë në shtëpitë e tyre, deri mëngjesin e së hënës.

Pjesa më e madhe e qytetarëve janë ndërgjegjësuar duke u bindur ndaj urdhrave të dhëna, por ka patur edhe nga ata që e kanë të pamundur të qëndrojnë në shtëpi.

Siç shihet në këtë video të siguruar nga ABC News, qytetarë të ndryshëm kanë thyer rregullat e qëndrimit të detyruar, në shtëpitë e tyre.

Për shkak të papërgjegjshmërisë apo të nevojës për të dalë nga izolimi, ata mundohen ti fshihen patrullave të policisë për të evituar që të pikasen por nuk i kanë shpëtuar “syrit” të kamerave.