20:03 / E Diele, 13 Tetor 2019 / indeksADMonline

Qytetarët vazhdojnë të rrezikohen nga gropat në rrugët e Prishtinës

Gropat në rrugë janë bërë pothuajse tashmë të zakonshme.

Në Prishtinë, ashtu si në komunat e tjera mund të hasemi në gropa të cilët rrezikojnë qytetarët si dhe pengojnë qarkullimin e automjeteve, shkruan Indeksonline.

Gjithashtu  e njëjte është gjendja në rrugën “Gucia{ afër Pallatit të Drejtësisë në Prishtinë, ku një gropë gjendet në mes të rrugës, derisa edhe një tjetër në trotuar.

Qytetarët janë shpreh të shqetësuar lidhur me këtë çështje që sipas tyre askush nuk po ndërmerr diçka për t’i mbyllur këto gropa./Indeksonline/