75 Mall Live Search
12:15 / E Mërkurë, 16 Dhjetor 2020 / OSH

Qytetarëve s’iu lejohet të kalojnë rrugën në “zebra” te “Ali Sokoli”, policia vë shiritat

Qytetarët e komunës së Prishtinës tanimë nuk do të kenë të drejtë të kalojnë rrugën në vijat për këmbësorë, saktësisht te shkolla “Ali Sokoli”.

Kjo pasiqë Policia e Kosovës ka vendosur disa shirita për për të ndaluar lëvizjen e qytetarëve në atë pjesë.

Aty pranë është i ndërtuar edhe mbi kalimi i cili mund të shfrytëzohet.

Ndërkohë, kujtojmë se në këtë pjesë të Prishtinës krijohen kolona të gjata për shkak të numrit të madh të qarkullimit të veturave./IndeksOnline/