75 Mall Live Search
15:56 / E Martë, 26 Korrik 2022 / k.v

Qytetarëve të lagjes Kalabria po ju mundësohet qasje direkte në Dardani

Drejtori i Shërbimeve Publike në komunën e Prishtinës Ilirik Musliu, ka thënë se qytetarëve të lagjes Kalabria po ju mundësohet qasje direkte në lagjen Dardania.

Musliu tha se atyre do t’u mundësohet po ashtu qasje direkte edhe në rrugën magjistrale Prishtinë – Mitrovicë dhe Prishtinë – Fushë Kosovë.

“Me rekomandim të Task Forcës Rrugore dhe Sektorit të Mobilitetit, qytetarëve të lagjes Kalabria po ju mundësohet qasje direkte në rrugët magjistrale Prishtinë-Mitrovicë M2, Prishtinë-Fushë Kosovë M9 dhe lidhje direkte me lagjen Dardania” – tha Musliu.