Qytetari dorëzon në polici paratë e gjetura në Lipjan, kërkon ta dijë se të kujt ishin!
Një person nga Ferizaji dje ka gjetur një shumë të konsiderueshme të parave në Lipjan. 
Paratë e gjetura në rrugë, Burim Jashari, i ka dorëzuar në stacionin policor në Lipjan. 
Ai ka thënë për Indeksonline se paratë ishin afër një ëmbëltoreje dhe nuk kishte asnjë dëshmi tjetër se kujt mund t’i kishin humbur. 
“Pasi i gjeta në tokë i mora dhe menjëherë i dorëzova në polici. Kam dëshirë ta dijë se të kujt ishin ato para dhe a është lajmëruar ndokush në polici për ti marrë”, ka thënë Jashari. 
Shuma e parave të dorëzuara në polici është e ditur, mirëpo për shkak se mund të paraqiten shumë persona si pronar të tyre, ajo nuk publikohet./Indeksonline/




 
											 
											 
											 
											 
											 
											 
                                 
                                 
                                 
                                 
                                