75 Mall Live Search
13:21 / E Hënë, 16 Qershor 2025 / S Z

Qytetari e gjen një kuletë me 320 euro në Istog, e dorëzon në polici

Një qytetar  ka dorëzuar në Stacionin Policor të Istogut një kuletë që e kishte gjetur në qytet. Sipas njoftimit të policisë, në kuletë ndodheshin 320 euro dhe dokumente personale.

Falë angazhimit të zyrtarëve policorë, është identifikuar dhe kontaktuar personi të cilit i kishte humbur kuleta, i cili më pas është ftuar në stacion, ku i janë kthyer mjetet dhe dokumentet.

“Më datën 14.06.2025, në Stacionin Policor në Istog, një qytetar kishte sjellë një kuletë të cilën e kishte gjetur në qytetin e Istogut, në të kishte të holla në vlerë prej 320 (treqind e njëzet) eurosh si dhe dokumente personale. Policia ka identifikuar dhe kontaktuar personin të cilit i kishte humbur kuleta, e njëjta është ftuar në Stacionin Policor Istog, të cilёs nga zyrtarët policorë i ёshtё kthyer sё bashku me të holla dhe dokumente personale”, thuhet në njoftimin e policisë.

Policia e Kosovës ka falënderuar qytetarin për veprimin dhe përgjegjësinë e treguar, duke e cilësuar këtë si një shembull të mirëfilltë të vetëdijes dhe ndershmërisë qytetare./Indeksonline/