09:46 / E Mërkurë, 01 Shkurt 2023 / B O

Qytetari e “han foren” në Facebook, një femër i prezantohet si zyrtare, i kërkon para për investime, ai ia dërgon mijëra euro

Një qytetar është “djegur” keq nga një mashtrim që i ka ndodhur në rrjetet sociale. Një femër mbrëmë e ka mashtruar në Facebook duke i kërkuar para me një arsyetim qesharak.

Viktima mashkull ka njoftuar Policinë e Kosovës se përmes rrjetit social është njoftuar me të dyshuarën femër (e huaj), e cila ishte prezantuar si zyrtare.

E njëjta i kishte thënë se një shumë të hollash do ti dërgoj për investime në Kosovë dhe duke e mashtruar i ka kërkuar viktimës të holla i cili i ka dërguar asaj një shumë të konsiderueshme të hollash./Indeksonline/