Qytetari e prenë asfaltin dhe e lë në atë gjendje, komuna e Prishtinës që disa muaj nuk po e riparon

Një qytetarë në rrugën ‘Bajram Bahtiri’ në Prishtinë e ka prerë asfaltin për nevoja vetarnake. Por, edhe pse kanë kaluar disa muaj, ai nuk e ka rregulluar fare atë pjesë të asfaltit.
Edhe pse e ka detyrim që ta rikthej në gjendjen e mëparshme, qytetari nuk e ka marrë mundimin që ta rregulloj, transmeton Indeksonline.
Vozitësit që kalojnë në këtë rrugë duhet të kenë kujdes, pasi siç shihet në video, mund ta dëmtojnë rëndë automjetin.
Komuna e Prishtinë po ashtu nuk është përkujdesur që të riparohet fare.
Kjo rrugë është në gjendje shumë të dobët. Në momentin që bije shi, rruga përmbyset nga uji dhe bëhet vështirë e kalueshme.
Që disa vite kjo rrugë është në gjendje të mjerueshme por komuna nuk ka ndërmarrë asnjë hap.
Vlen të ceket se kjo rrugë ka fluks të madh pasi lidh disa fshatra dhe po ashtu lidh Prishtinën me qytetin e Gjilanit./Indeksonline/