12:40 / E Diele, 06 Tetor 2019 / indeksADMonline

Qytetari e voton dy herë LDK-në dhe e poston në “Snapchat”

Qytetarët e Kosovës gjatë ditës së sotshme po shfrytëzojnë të drejtën për të votuar në zgjedhjet parlamentare.

Por, ka nga ata që po e keqpërdorin këtë të drejtë, shkruan Indeksonline.

Në një video që e ka siguruar Indeksonline, shihet një qytetarë që ka votuar dy herë dhe e ka publikuar atë në rrjetin social ‘Snapchat’.

Siç dihen sipas rregullave, qytetari ka të drejtë të votoj vetëm një herë dhe nuk ka të drejtë që të postoj atë në rrjetet sociale./Indeksonline/