17:45 / E Diele, 14 Prill 2019 / indeksADMonline

Qytetari flet qartë për grabitjen në Rinas: Kur shteti përdor ushtrinë, tregon se ka mbaruar siguria!

10 milionë euro u arritën të grabiten në aeroportin e Rinasit, javën e kaluar.

Por cenimi i sigurisë kombëtare përmes futjes së elementeve kriminale të armatosur në pistë ishte një goditej e fortë për shtetin shqiptar, si edhe për imazhin në botë.

Qeverisë së Shqipërisë madje iu deshën 24 orë  për të përgatitur reagimin ndaj kësaj krize.

E për më tepër tashmë në aeroportin e Rinasit ka disa ditë që kur kanë zbarkuar edhe forcat ushtarake.

Edi Rama këtë reagim e pa si të natyrshëm, madje duke thënë se prania e ushtrisë vërehen në aeroporte të shumta të botës.

Por një qytetarë shqiptarë nuk ka hezituar që të flasë lidhur me këtë ngjarje, në mënyrën më të mirë të mundshme, transmeton Indeksonline.

Krejtësisht i qetë, i artikuluar mirë e pa bërtitur fare, që rrallë herë ndodhë tek ne shqiptarët, qytetari në fjalë tregon se çfarë do të thotë për shtetin grabitja famëkeqe që ndodhi në Rinas.

“Dalja e ushtrisë tregon se shteti e pranon vetë që nuk ka siguri, në asnjë shtet në botë dalja e ushtrisë nuk është përdorur, përpos kur është gjendje e jashtëzakonshme. Për njerëzit që duan ta kuptojnë pse dikush që ka pak horizont pak njohuri e kupton se çdo gjë ka marrë fund.Kur ti s’je i zoti me sigurinë policë ose përdor ushtrinë, kjo tregon se ka mbaruar siguria”, thotë qytetari në videon e  publikuar së fundi në internet.

Sipas tij tashmë vendi është në gjendje të jashtëzakonshme, pavarësisht se këtë nuk e pranon shteti.

“Në qoftë se shteti nuk ka arritur për 3 vjet të kap një kriminel që bën gjithë ato vjedhje, me gjithë ato informacione, kjo tregon se edhe shteti është i implikuar, e vetmja gjë është që këtu s’ka drejtësi, prokurori. Kur s’ka siguri aeroporti, a do kemi siguri unë e njerëzit e tjerë që dalin rrugës”, pyeti tutje ai.

Për më tepër dëgjojeni videon më poshtë:/Indeksonline/