75 Mall Live Search
19:55 / E Premte, 25 Prill 2025 / MSH

Qytetari i ndershëm dorëzon në polici portofolin që e gjeti në Shtime

Sot rreth orës 15:50, qytetari Xh. Rexhaj, 47 vjeç nga fshati Petrovë, dorëzoi në stacionin policor në Shtime një portofol që e kishte gjetur pranë urës në rrugën “Përparim Boshnjaku”.

Në prezencën e tij dhe të zyrtarëve policorë, u konstatua se në portofol ndodheshin 142 euro e 33 cent, 10 franga zvicerane dhe dokumente personale.

“Pas verifikimit, portofoli rezultoi të ishte i L.B nga Shtimja. Policia kontaktoi pronaren, e cila erdhi në stacion për ta marrë portofolin. Dokumentet dhe paratë iu kthyen asaj me procesverbal.

Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj shpreh mirënjohje për qytetarin Xh. Rexhaj, duke e vlerësuar këtë gjest si një akt human dhe shembullor, që pasqyron standarde të larta të integritetit dhe përgjegjësisë qytetare”, thuhet në njoftimin e policisë.