Qytetari i ndershëm në Brezovicë, dorëzon në polici telefonin që gjeti në qendrën e skijimit

Më 22 shkurt, një punonjës i qendrës së skijimit në Brezovicë, ka gjetur një telefon celular dhe menjëherë e ka dorëzuar tek zyrtarët policorë.
Sot, më 25 shkurt, në stacionin e policisë në Shtërpcë është paraqitur pronarja e telefonit, Q. H., për ta marrë atë, ku me të kryer procedurat e verifikimit, pronarja mori telefonin.
Lajmin e ka bërë të ditur Policia e Kosovës.
“Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj shpreh mirënjohje për qytetarin Z. Dj., duke e vlerësuar këtë veprim si një akt human dhe shembullor, që pasqyron standarde të larta të integritetit dhe përgjegjësisë qytetare”, thuhet në njoftimin e policisë.
