Qytetari i përplasë tavolinën punëtores së KEDS-it, “A është tu më qitë Albin Kurti, Ramushi a Hashimi haraç, a çka është puna”

Ditëve të fundit kanë vërshuar ankesat e qytetarëve, pasi morën faturat e larta te energjisë elektrike për këtë muaj.
Çmimi i faturave i ka revoltuar ata. Në një video të siguruar nga “Indeksonline” shihet një qytetar në zyret e KEDS-it, i cili kërkon shpjegim për çmimin e lartë të faturës.
Ai thotë se shteti duhet të tregojë, po i vjedh apo po iu qet haraç qytetarëve./Indeksonline/