75 Mall Live Search
09:24 / E Premte, 24 Maj 2019 / indeksADMonline

Qytetari i Podujevës gjen mjet shpërthyes në kulm të shtëpisë

Policia e Kosovës ka njoftuar se dje një person nga Podujeva ka hasur në mjet të dyshimtë derisa po punonte diçka në kulm të shtëpisë.

“Ankuesi mashkull K/shqiptar ka informuar se deri sa ishte duke bërë punime në kulmin e shtëpisë së tij ka gjetur një mjet të dyshuar shpërthyes.”, thuhet në raport, transmeton Indeksonline.

Sipas policisë, në vendin e ngjarjes kanë dalë njësiti për deminim i KFOR-it dhe FSK-së të cilët kanë bërë tërheqjen e mjetit pa ndonjë incident. /Indeksonline/