16:30 / E Diele, 25 Gusht 2019 / indeksADMonline

Qytetari lundron me motoskaf në Batllavë, rrezikon jetën e të tjerëve

Dihet që në sezonin veror njerëzit zgjedhin mënyra të ndryshme për të freskuar.

E njëra nga destinacionet padyshim është edhe liqeni i Batllavës, ku njerëzit kalojnë ditën sidomos gjatë ditëve të vikendeve.

Madje një qytetar ka zgjedhur një mënyre tjetër për ta kaluar ditën ne këtë liqen, ai është duke ngarë një motoskaf ku po rrezikon qytetarët përreth.

Sic dihet ne liqen nuk ke të drejtë të ngasësh me motoskaf, shkruan Indeksonline.

Indeksonline ju sjell një video ku mund ta shihni se si ky person rrezikon njerëzit përreth, duke ngasur motoskafin me një shpejtësi shumë të madhe.