Qytetari me aftësi të kufizuara nga Vushtrria përballet me telashe për të shkuar deri në vendvotim

Qytetari me aftësi të kufizuara nga Vushtrria, Besim Galica, ka treguar se ka pasë vështirësi për të shkuar deri në vendvotimin e tij.
Galica ka thënë se rrugët ishin të papastra dhe ishin vështirë të kalueshme për të.
“Unë sapo e përfundova votimin. Gjatë rrugës për të ardhur pata vështirësi, kjo pasi institucionet komunale nuk e kishin larguar borën nga rrugët”.
“Unë si person me karrocë pata vështirësi, por vullneti i madh më shtyri që të votojë”, ka thënë Galica për Klan Kosova.