09:57 / E Enjte, 12 Mars 2020 / indeksADMonline

Qytetari me kërkesë për Kurtin: Mos i ndal linjat ajrore, se mbes pa u feju!

Qeveria e Kosovës mori dje disa masa parandaluese për shkak të rrezikut të përhapjes së koronavirusit.

Pavarësish se në vend nuk ka asnjë të infektuar me koronavirusin, në Kosovë tashmë është ndërprerë mësimi dhe janë marrë shumë vendime të tjera.

Ndër masat e marra nga Qeveria e Kosovës është edhe anulimi i linjave ajrore, raporton Indeksonline.

Sot mbetet të kuptohet se cilat linja ajrore saktësisht do të anulohen.

E një qytetar pati një kërkesë interesante në drejtim të kryeministrit, Albin Kurti.

Ai luti Kurtin që të mos anulojë linjat ajrore, pasi ka për të ardhur në Kosovë për t’u fejuar./Indeksonline/