Qytetari ndalon krerët e shtetit, i kam 30 mijë euro për të pagjeturit…!

Teksa po bëheshin homazhe nga krerët e shtetit, para monumentit të personave të pagjetur afër ndërtesës së Presidencës, një qytetar pati një kërkesë ndaj presidentes Vjosa Osmanit, kryeministri Albin Kurti dhe kryetari i Kuvendit Glauk Konjufca.
Ai u bëri me dije Osmanit, Kurtit, Konjufcës, se kishte 30 mijë euro të gatshme për t’i deponuar në një llogari, e të cilat më pas do të mund tu jepeshin qytetarëve të cilët tregojnë kur ka ndonjë varrezë masive.
“Që nga 2007, i kam 30 mijë euro, i kam treguar Kumnovës. Dua t’i deponoj, në të cilën ai qytetarë që tregon ku ka varrezë masive të shpërblehet. Pse nuk hyjnë në fuqi kjo me i shpërbly qytetarët që tregojnë ku ka varreza masive? Kjo do të bëhej pa iu bëri i ditur identitet, pse nuk po aplikohet kjo gjë”, tha ai.