Qytetari në ‘hall’, nuk mund të paguajë dënimin që i shqiptoi policia e Kosovës, kjo është arsyeja!

Sh.T, një qytetar nga komuna e Obiliqit më datën 28 të muajit të kaluar (prill) është gjobitur nga policia e Kosovës për mos vendosjen e rrypit të sigurisë.
Por, të njëjtit i është pamundësuar pagesa e këtij dënimi, kjo për shkak që në fletparaqitjen për kundërvajtje është gabuar muaji, shkruan IndeksOnline.
Zyrtari policor pëgjatë përshkrimit në fletparaqitjen për kundërvajtje, ka gabuar muajin nga prill siç është dashur të ishte, është shkruar në maj.
Megjithë insistimin e Sh.T që gjoba prej 40 euro të paguhet, një gjë e tillë ka qenë e pamundur./IndeksOnline/
