75 Mall Live Search
17:33 / E Shtunë, 12 Qershor 2021 / OSH

Qytetari në Prishtinë i godet “shkelum” rregullat e komunikacionit, ndryshon traken aty ku këmbësorët kalojnë rrugën

Shkelja e rregullave të komunikacionit ndodh çdo ditë në Kosovë, por ka qytetar që dinë të befasojnë me mënyrën se si shkelin rregullat në trafik.

Në një video që ka ardhur në adresë të Indeksonline, shihet një veturë në Prishtinë, në udhëkryqin tek ish objekti “Rilindja”, e ndryshon traken në vendin ku qytetarët duhet të kalojnë rrugën.

Përveç që ka mundur të rrezikoj qytetarët, vozitësi rrezikoj të shkaktonte një aksident trafiku.

Policia e Kosovës po vazhdon të dënoj vozitësit që s’po respektojnë rregullat e trafikut./Indeksonline/

VIDEO