75 Mall Live Search
21:18 / E Premte, 17 Janar 2025 / MSH

Qytetari nga Kaçaniku dorëzon në polici paratë e gjetura në një restorant

Sot rreth orës 19:00, qytetari H. Gashi, 56 vjeç, nga Kaçaniku, ka gjetur një shumë të caktuar parash në një restorant në Han të Elezit.

Menjëherë pas gjetjes, ai ka dorëzuar paratë në stacionin e policisë në Han të Elezit.

Rreth një orë më vonë, përmes kamerave të sigurisë, policët kanë arritur të identifikojnë personin V. B., të cilit i kanë humbur paratë dhe e kanë ftuar në stacionin e policisë.

Pas kryerjes së procedurave të verifikimit, paratë, që rezultuan të jenë 150 euro, i janë kthyer personit V.B.

Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj falënderon qytetarin H. Gashi për gjestin e tij human dhe shembullor, duke treguar një standard të lartë të përgjegjësisë qytetare dhe bashkëpunimit me policinë.