Qytetari nga Mitrovica frikëson fëmijët me elektroshok

Një qytetar nga Mitrovica është arrestuar dje rreth orës 11:35 në rrugën “Ahmet Selaci”.
I njëjti me elektroshok ka frikësuar disa fëmijë, njofton Policia e Kosovës në raportin 24 orësh.
“Rr. Ahmet Selaci, Mitrovicë 29.09.2021-11:35. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti me një elektroshok i ka frikësuar disa fëmijë. Njësiti policor nga i dyshuari ka konfiskuar elektroshokun. I dyshuari pas intervistimit, është liruar në procedurë të rregullt“, thuhet në njoftim./Indeksonline/