Qytetari nga Suhareka inskenoi rrëmbimin e tij, zbulohet nga policia
Dje një i dyshuar mashkull K/Shqiptar u arrestua nga Policia e Kosovës për kallëzim të rremë.
Rasti ka ndodhu në orën 08:40 në Suharekë.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar për lajmërim të rrejshëm të një rasti ‘rrëmbim’ apo ‘detyrim’. I dyshuari ka pranuar se ka inskenuar rastin e rrëmbimit, ku pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajte për 48 orë”, thuhet në njoftimin e policë./Indeksonline/