75 Mall Live Search
14:30 / E Premte, 06 Mars 2026 / P M

Qytetari nga Istogu gjen një kuletë me para dhe e dorëzon në polici në Junik

Një qytetar nga Istogu ka treguar përgjegjësi dhe ndershmëri duke dorëzuar në polici një kuletë të cilën e kishte gjetur në qytetin e Junikut.

Me datë 05.03.2026, në Stacionin Policor Junik, ёshtё paraqitur qytetari Shpëtim Kabashi nga Istogu, i cili kishte gjetur një kuletë nё qytetin e Junikut.


Nё kёtё kuletë kishte tё holla prej: katërqind e dyzetë e pesë (445) Futna Angleze, pesëdhjetë (50) Franga Zvicerane, dhjetë (10) euro, katër dhjetë e dymijë e gjashtëqind (42600) Lekë Shqiptare dhe pesë (5) kartele bankare.
Me datë 06. 03. 2026, Policia ka identifikuar dhe ka kontaktuar personin të cilit i kishte humbur kuleta, i njëjti është ftuar në Stacionin Policor Junik dhe nga zyrtarët Policor ju ka kthyer kuleta sё bashku me të holla.
Policia e Kosovës falënderon qytetarin për veprimin dhe nivelin e lartë të përgjegjësisë qytetare.