Qytetari poston video duke e kritikuar Shpend Ahmetin, kryetari i Prishtinës pajtohet me të
Prishtina tashmë është e njohur për tollovi në komunikacion.
Kjo ka bërë që shpesh qytetarët të ankohen dhe të irritohen me trafikun në kryeqytet.
Madje një qytetar i ka jep një vërejtje kryetarit të Prishtinës, Shpend Ahmetit. Ai ka postuar një video në llogarinë e tij Instagram ku tregon gjendjen që krijohet tek rruga B, gjegjësisht tek rreth rrotullimi, ku ka etiketuar Ahmetin, duke i dhënë atij një sugjerim, përcjellë Indeksonline.
Ndërsa, nuk ka hezituar edhe përgjigja e kryetarit Ahmeti. Ai i është përgjigjur qytetarit, madje mbi postimin e tij, duke i shkruar: Pajtohem!
Kjo tregon se i pari i Prishtinës merr mesazhet dhe sugjerimet e qytetarëve, por sa i realizon ato pritet të shihet./Indeksonline/
