16:18 / E Premte, 15 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Qytetari që e vë në siklet Albin Kurtin

Një qytetar e ka vënë në siklet kreun e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurtin. Ngjarja duket të ketë ndodhur në ambientet e aeroportit.

Në një video që ka siguruar Express, shihet Kurti teksa po ulej ne një kafene dhe një qytetar i cili i afrohet atij dhe i flet më zë të lartë, duke e vënë kështu në siklet Kurtin.

Kurti shihet duke qeshur teksa në një moment e merr telefonin dhe largon shikimin nga ai për disa sekonda, por qytetari vazhdon t’i flasë.