Qytetari që kujdeset për pastërtinë e Prishtinës! Të bëhemi më shumë si ai (Foto)
Kur Komuna nuk e bën punën e vet, e kur qytetarët tregohen të ‘pakulturë’ gjithnjë është dikush që kujdeset për mjedisin dhe mirëmbajtjen e qytetit, shkruan Indeksonline.
Quhet Berat Hasani dhe me vetiniciativë pastron hapësirat e ndryshme të kryeqytetit.
Berati sot nuk i ka dhënë vetës pushim, ai ka pastruar një nga parqet e Prishtinës, por kësaj radhe atij i ishin bashkëngjitur edhe disa qytetarë të tjerë.
“Pak ma mire po doket ?
E mire e kesaj ke qe me ndihmuan edhe 5-6 njerz qe ishin ne park.
shume shpejt u pastru.
Jeeeeee…”, ka shkruar Berati në rrjetin e tij social Facebook, teksa ka pasqyruar pastërtinë që i kanë dhënë sot kësaj hapësire.
Gjesti i Beratit duhet vlerësuar dhe duhet ndjekur, prandaj dhe vlen thënia nga Margaret Mead:
“Ne nuk do të kemi një shoqëri nëse ne shkatërrojmë mjedisin.”/Indeksonline/