Qytetari thotë se polici ia rrahu djalin 14 vjeçar në Fushë-Kosovë, për mos-bartje të maskës

Refik Hyseni, po pretendon se djali i tij ka përfunduar në spital, si pasojë e rrahjes nga një polic.
Ai ka publikuar disa fotografi, ku djali i tij, Asdren Hyseni 14 vjeçar është duke marrë trajtim në Klinikën e Pediatrisë në QKUK, transmeton IndeksOnline.
Sipas Hysenit, plagët e shkaktuara i ka marrë nga polici Jakup Gashi, ku i njëjti ka ushtruar dhunë ndaj 14 vjeçarit në Stacionin e Policisë në Fushë-Kosovë.
E krejt kjo për mos-vendosjen e maskës.
