Qytetari thotë se u gjobit dy herë për të njëjtin rast nga policia në Prishtinë

Një qytetar i Prishtinës ka thënë se është gjobitur nga policia dy herë për të njëjtin rast.
Sipas tij, më 26 tetor ishte gjobitur për parkim të parregullt nga policia, gjobë të cilën siç ka thënë ai, e kishte paguar.
Por, ai thotë se për të njëjtin rast, mirëpo kësaj radhe përmes aplikacionit “Lajmëro policinë”, ai është gjobitur një ditë më vonë (më 27 tetor).
Ndërkaq, policia për Klankosova.tv ka thënë se në raste kur qytetarët mendojnë se shqiptimi i masës ndaj tyre është i padrejtë, atëherë ata mund të ankohen dhe ajo do të shqyrtohet.
Në lidhje me këtë, qytetari është ankuar, me ç’rast ka pranuar një vërtetim se kundërshtimi i tij është pranuar.


