Qytetari voton veç pse e ka obligim, nuk ka pritshmëri
Pavarësisht se nuk pret asgjë nga ky raund i dytë i zgjedhjeve, megjithatë qytetari Bajram Fetihu nga Prishtina ka hedhur votën e tij për kryeqytetin.
Ai tha për Ekonomia Online se votoi veç pse e ka obligim qytetar.
“Të mëdhenjtë e dijnë, ata janë duke i bërë këto ne nuk kemi faj. As hiç bile nuk mendoj merre me mend ku kemi rënë, kur te studioni e shihni a duhet të votoni a jo. Votojmë se është obligim”, ka theksuar ai.
Qytetarët në Prishtinë do të votojnë në raundin e dytë, e ku në garë është kandidati i LDK-së, Përparim Rama dhe ai i LVV-së, Hajrulla Çeku.
Sipas rezultateve të publikuara nga KQZ, Përparim Rama ka marrë 165 vota ose 34.59%, ndërsa Hajrulla Çeku 140 vota ose 29.35%. Pas tyre renditet kandidati i PDK-së, Uran Ismaili, me 18 vota ose 29.14%, ndërsa Bekë Berisha i AAK-së ka marrë po ashtu 18 vota ose 3.77%. Kandidatja e PSD-së, Besa Shahini, ka siguruar 11 vota ose 2.31%, dhe Agim Prishtina nga nisma “Prishtina në dorën tënde” ka marrë 3 vota ose 0.63%.

