75 Mall Live Search
15:12 / E Premte, 06 Shkurt 2026 / KV

Qytetarja ironizon me premtimet e Qeverisë: “A ke me u kënaq o Albin baba që kemi mbet në terr”

Qytetarëve protestues askush nga qeveria nuk i është përgjigjur, ani pse ata kërkonin që para tyre të dalë vet kryeministri në detyrë Albin Kurti.

Megjithatë, mesazhet e qarta u lanë në shkallët që Kurti kalon për të hyr  brenda objektit të zyrës së tij.

Por njëra nga protestueset, Sevdije Sadiku ka ironizuar duke e quajtur atë “Albin baba”, e ku tregon se votën ia kishte dhënë pasi ai kishte premtuar edhe bashkim kombëtar.

“Kjo qeveri kur ka ardh ka ardh me shumë premtime, unë jam veprimtare e çështjes kombëtare. E votën kësaj qeverie ia kam dhënë se ka thënë kemi me punu për bashkim kombëtar. As nuk kanë bërë reformë kombëtare, as nuk e kanë hek kufirin. Bile ana e Kosovës me hek kufirin me Shqipërinë. Po marre bre, Gjakova me Tropojë ka kufi, a  e duron truri i shqiptarit këtë…sot me na lut bota me na thënë cka po doni shqiptarë, nuk ka kush me na përfaqësu. Po punojmë për parti dhe jo për vend, janë habitur pas luksit, xhipave , pas shëtitjeve. Kush e di ku janë sot tu ngrënë dreka, e na jemi mërdhi e jemi lagur në shi e as nuk lodhen me dalë me iu përgjigj këtij populli e me tregu si me i pagu. Ky popull ka me pagu fatura, ka me mbet pa ngrënë, pa pi, ka me mbet barnat pa i ble, e kemi mbet në terr. A ka me u kënaq kjo qeveri? A ke me u kënaq o Albin baba që kemi mbet në terr, kemi me lëshu vendin. Kush po e zbaton planin me u zbrasë toka shqiptare”, ka thënë ajo.