Qytetarja, lypësit në Prishtinë: Çu mbathi çorapet, po e shkatërron shëndetin tënd!

Numër i madh i lypsareve po shkon në rritje dita ditës në vendin tonë. Shumica prej tyre, janë nga komunitetet joshumicë.
Një rast prekës, “Indeksonline” ka kapur në sheshin “Nëna Terezë” në Prishtinë. Aty shihet se si lypësi (pa çorape dhe me një zë drithërues) kërkon lëmosh tek njerëzit. E kjo pamje, ka prekur rëndë një qytetare.
Ajo shihet teksa e këshillon dhe i kërkon që menjëherë t’i mbath çorapet. “Hajde, mathi të shoh çorapet”. Ndërsa lypësi ia kthen: “Ooo, s’jam tu mujt”.
Më tej, qytetarja vazhdon duke i thënë se po e dëmton shëndetin e tij.
“Nuk të jep kërkush parë kështu. Për hir të Zotit duhesh mi mbath çorapet. Ti duhesh me jetu, me mbet gjallë. Me lyp punë, e jo më dëmtu shëndetin tënd. A të detyron dikush me zor me dal, a del vet. E pse nuk kërkon punë, ti je i ri, punon, jo me nejt rat…”, është shprehur ajo.
Indeksonline ju sjell pamjet: