75 Mall Live Search
13:50 / E Shtunë, 24 Tetor 2020 / V R

Qyteti heshtë, rrugët zbrazen, në Milano hyn në fuqi ora policore

Shteti i Italisë ishte vendi më i prekur nga koronavirusi në Evropë në javët e para të përhapjes, duke shënuar mbi 700 viktima në ditë.

Ndërsa, nga mbrëmë rrugët e Milanos, mbetën të zbrazëta gjatë natës, pas hyrjes në fuqi të orës policore 60 minuta para mesnatës.

Kur janë bërë shtatë muaj pas rrugëve dhe shesheve boshe, që u bënë simbol i valës së parë të pandemisë, sheshi para Katedrales Duomo u zbraz përsëri me masat e reja që u vendosën.

Qyteti Lombarida, ishte rajoni më i prekur nga koronavirusi në pranverë, përsëri ka më së shumti raste në Itali me mbi 4.100 të infektuar për një ditë.

Ky rajon verior gjithashtu e ka edhe numrin më të madh të pacientëve që ndodhen nën kujdes intensiv, prandaj udhëheqësit lokalë i kanë ndaluar lëvizjet jourgjente nga ora 23 deri në 5 të mëngjesit.

Presidenti rajonal, Attilio Fontana,  ka nënshkruar urdhri për orë policore  dhe do të qëndrojë në fuqi së paku deri më 13 nëntor.

Përveç orës policore, në Lombardi do të mbyllen shkollat e mesme, mësimi do të zhvillohet nga largësia, ndërsa qendrat tregtare do të jenë të mbyllura gjatë ditëve të fundjavës.