Qyteti i Binjakëve në Nigeri, cili është sekreti i këtij vendi?
Po të shkoni në qytetin nigerian, Igbo Ora mund të mendoni se keni probleme me shikim pasi që do ju duket se po shikoni dyfish.
Por në fakt nuk keni asnjë problemi, pasi që ky qytet afrikan njihet si “Qyteti i Binjakëve”.
Nga të dhënat zyrtare, 50 në 1000 lindje janë binjak në Igbo Ora. Kjo vlen sidomos për fisin e quajtur “Youruba”.

Në oborrin e shkollës me 100 nxënës, fotografi i Agjencisë Reuters arriti të kapë 9 sete binjakësh, një shifër vërtet mbresëlënëse.
Edhe pse studiuesit kanë vite që po përpiqen të gjejnë shkakun e kësaj norme kaq të lartë të lindjeve binjake, vendasit pretendojnë se e dinë.

“Kemi shumë binjakë pasi hamë gjethe bamjesh”, thotë një 15-vjeçar. Në fakt, gjethet e bamjes janë një ushqim popullor në krahinë, pasi përdoren për të bërë një supë tradicionale.
Edhe pse mjekët e hedhin poshtë këtë teori, sipas vendasve sekreti është se supa me gjethe bamjes duhet të konsumohet e sapo bërë dhe jo të ruhet për t’u ngrënë më vonë.