“Qyteti i kampionëve” po bëhet edhe me një sallë sportive

Suhareka është afër të jetë kampione në dy sportet kryesore, futboll dhe basketboll.
Pasi Ballkani arriti të siguroj titullin në Superligën e Futbollit kosovar, Golden Eagle Ylli i duhet një fitore nga dy ndeshjet e mbetura për të mbrojtur titullin në basketbollin kosovar.

E kushtet për sport krahas kupave po rriten çdo ditë e më shumë. Kryetari i Suharekës, Bali Muharremaj sot ka përuruar nisjen e punimeve të një salle të sportit në shkollën e fshatit Grejkoc.
“Salla e re sportive po bëhet në fshatin Greikoc.
Ky investim i Komunës së Suharekës besojmë se do ti realizoj dëshirat e talentëve në sport dhe aktivitete tjera” shkruan Muharremaj në njoftim./Indeksonline/