Qyteti i Kosovës që sot nuk pati asnjë rast të ri me Covid

Sot në mbarë vendin janë shënuar mbi 500 raste të reja të personave të prekur me Covid-19.
Mirëpo një qytet i Kosovës, sot nuk ka shënuar asnjë rast të ri. Bëhet fjalë për qytetin e Vitisë, shkruan IndeksOnline.
Doktoresha Vjollca Kadolli ka bërë të ditur në rrjetin social Facebook, se deri më tani në këtë qytet janë shënuar 797 raste me Covid, ndërsa aktive janë 143 raste.
Ndërkohë ajo ka njoftuar se vetëm sot janë shëruar 7 persona, duke e cuar në 615 numrin e të shëruarve që nga fillimi i marsit, kur u shfaq për herë të parë koronavirus në Kosovë./IndeksOnline/