Qyteti i luleve dhe pastërtisë, Suhareka përfiton grant 163 mijë euro

Kryetari i komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, ka njoftuar se kjo komunë ka përfituar mbi 162 mijë euro nga Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës në bashkëpunim me GIZ.
Ai tha se kjo vjen si rezultat i punës dhe angazhimit të përbashkët për një mjedis sa më të pastër.
“162,924.00 euro kemi përfituar si Komunë e Suharekës nga Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës në bashkëpunim me GIZ. ✅👌☘️
Procesi final i vlerësimit të komunave në Republikën e Kosovës për Grantin e Performancës “Mjedisi i Pastër”, vjen si rezultat i punës dhe angazhimit të përbashkët.
Urime qytetarëve ! “, tha ai./IndeksOnline/