13:52 / E Martë, 14 Korrik 2020 / indeksADMonline

“Qyteti i luleve”, së shpejti me shesh të ri, ja kur pritet të përfundojnë punimet

Suhareka ka marrë epitetin e “qytetit të luleve”. Por, qyteti i bukur Dukagjinit pritet të zbukurohet edhe më shumë me sheshin e ri.

Punimet në këtë shesh janë duke vazhduar me ritëm të lartë.

Kryetari i komunës, Bali Muharremaj, ka thënë për Indeksonlinen se sheshi do të përfundojë këtë vit.

“Sheshi i Suharekës ka qenë i planifikuar të përfundonte gjatë kësaj vere. Por, pandemia ka bërë që punimet herë pas herë të ndaleshin, zvarriteshin. Megjithatë, do të punojmë shumë që sheshi të përfundojë këtë vit”, ka thënë Muharremaj.

Ky qytet së shpejti do të bëhet edhe më shtëpinë e pleqve, e cila pritet të jetë me standarde të larta./Indeksonline/