75 Mall Live Search
16:58 / E Diele, 30 Prill 2023 / C E

Qyteti i Napolit ishte gati për festë, Salernitana ua shtynë për javën tjetër

Qyteti i Napolit ishte në festë që kur Interi mposhti Lazion parditen e së dielës.

Mirëpo festën e titullit të Serie A ua shtyu për javën tjetër skuadra modeste e Salernitanës.

Kryesuesit e tabelës barazuan me rezultat 1-1 në ndeshjen e javës së 32-të dhe i duhet edhe një pikë që matematikisht ta siguroj titullin.

Golin për Napolin e shënoi Olivera në minutën e 62-të.

Kur të gjithë ishin në festë, Dia barazoi rezultatin dhe e heshti stadiumin “Maradona” dhe qytetin jashtë.

Napoli vazhdon sigurt në pozitën e parë me 79 pikë, 18 pikë më shumë se Lazio në vendin dytë. /IndeksOnline/