75 Mall Live Search
11:04 / E Enjte, 05 Janar 2023 / B O

Qyteti i pastërtisë në Kosovë merr një donacion të madh në këtë fushë

Suhareka ka kohë që shquhet për pastërtinë e madhe dhe rregullin e vënë në mbrojtje të ambientit.

Komuna që udhëhiqet nga Bali Muharremaj e ka bërë edhe një hap në mbrojtjen e ambientit.

Një donacion me 800 kontejner ka zbarkuar sot në Suharekë.

“900 kontejner- donacion nga GIZ, do të jenë në shërbim të qytetarëve të Komunës së Suharekës.
Mirëmbajtja e ambientit do të vazhdoj të mbetet prioritet” shkruan Muharremaj në njoftim./Indeksonline/