75 Mall Live Search
15:59 / E Diele, 13 Mars 2022 / MSH

Qyteti i pushtuar i Ukrainës, për të cilin nuk ka dëgjuar askush që 8 ditë

Autoritetet ukrainase kanë njoftuar një numër rrugësh evakuimi. Por në rajonin e Kievit, ata nuk përmendin fshatrat dhe qytetet që janë më afër kufirit me Bjellorusinë.

Forcat ruse hynë në qytetin e Ivankiv, pranë Bjellorusisë, në fillim të pushtimit. 

Banorët që folën për BBC në atë kohë thanë se ushtarët rusë hapnin zjarr ndaj kujtdo që përpiqej të largohej nga qyteti. Ata madje nuk mund të mbledhin as trupat e të vdekurve.

Ndërsa më shumë trupa mbërritën nga Bjellorusia në Ivankiv, besohet se rusët po e përdorin këtë vend si një bazë tokësore për përforcim, përpara se të nisin një ofensivë të re në Kiev.

Ndoshta kjo është një nga arsyet pse ata nuk po lënë asnjë civil të largohet, pasi mund të informojnë forcat ukrainase për lëvizjet e trupave ruse dhe pozicionet e tyre.

Ndërkohë, herën e fundit kur banorët biseduan me BBC-në, thanë se po mbaronin furnizimet ushqimore dhe shpresonin dëshpërimisht që të evakuoheshin.

Kanë kaluar tetë ditë që të gjitha komunikimet me Ivankiv janë ndërprerë.