75 Mall Live Search
17:08 / E Mërkurë, 18 Tetor 2017 / indeksADMonline

“Qyteti i së ardhmes”

“Sidewalk Labs”, kompani që udhëhiqet nga Alphabeti, po planifikon të krijojë një qytet digjital në Toronto.

Alphabet, që është pronare edhe e gjigantit Google, po synon ta kthejë qytetin në një hapësirë të madhe me teknologji të mençur.

Ky qytet pritet të ketë internet wi-fi të shpejtë, miliona sensorë, energji të qëndrueshme dhe vetura që voziten vetë.

Kompanitë teknologjike janë duke bërë gati pajisjet e tyre harduerike dhe softuerët që do të kenë vlerë të madhe për qytetin në mbrojtje të ambientit.

Një ekspert i planit urbanistik nga SHBA-ja mendon se ky qytet duhet të përgatitet në masë të shkëlqyeshme dhe të sigurt në partneritetin publiko-privat.

“Qytetet po përpiqen të bëjnë çmos që të zgjerojnë ekonominë e tyre dhe të ndërtojnë infrastrukturën, por duhet të kuptojnë që kompanitë nuk do ta bëjnë këtë për ndihmë – ata janë të interesuar të kenë fitimet e tyre”, ka thënë Robert Puentes, shkruan BBC.

Projekti në Quayside është mirëpritur edhe nga kryeministri kanadez Justin Trudeau, përcjell albinfo.ch.

“Kjo do të krijojë një test për teknologjitë e reja. Teknologjitë do të ndihmojnë të ketë qytete të mençura dhe më të gjelbra”, ka thënë Trudeau.

Google do të dërgojë zyrat e veta të Kanadasë në këtë hapësirë për të cilën “Sidewalk Labs” ka nisur investimin e parë 50 milionë eurosh për projekt.