75 Mall Live Search
20:25 / E Hënë, 02 Nëntor 2020 / OSH

Qyteti i Shtimes mbetet pa basketboll, financuesi i KB Vjosës tërhiqet në momentin e fundit

Qyteti i Shtimes edhe këtë vit nuk do të ketë klub të basketbollit.

Ata u krijuan në këtë vit dhe pritej që të luanin në Ligën e Dytë të Kosovës, transmeton Indeksonline.

Por, KB Vjosa-Shtime në momentet e fundit mbeti pa financues. Sponzori kryesor, Ismet Regjepi u tërhoq nga financimi i KB Vjosës.

Për shkak të kësaj, KB Vjosa është detyruar të tërhiqet nga garat./Indeksonline/