00:02 / E Mërkurë, 19 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Qyteti i vogël i Kosovës, por që duket më i bukur se Prishtina në prag të fundvitit

Jemi në prag të festave të fundvitit. Kjo më së miri shihet nga dekorimet shumëngjyrëshe.

Shumë qytete të vendit tonë tashmë kanë marrë pamje krejtësisht ndryshe, ku i kanë dhënë edhe jetë e atmosferë festive.

Një qytezë e vogël, por që është dekoruar për bukuri është edhe qyteza e vogël e Kamenicës, shkruan Indeksonline.

Dritat plot shkëlqim, e pisha gjigante në mes të qendrës, kanë bërë që shumë qytetarë ta ndjejnë aromën e ndërrimit të motmoteve.

Për dallim nga kryeqendra, Prishtina e cila jo vetëm që u dekorua me vonesë, por aspak nuk ngjanë në një kryeqytet festiv.

Kujtojmë që edhe Ferizaj, Gjakova dhe Klina këtë vit janë qytetet që po duken përrallore në këto ditë të ftohta dhjetori./Indeksonline/