Qyteti italian në trazira pas ndalimit të lutjeve myslimane

Zarfi që përmbante dy faqe të djegura pjesërisht të Kuranit erdhi si një tronditje. Deri atëherë, banorët myslimanë në qytetin port të Adriatikut, Monfalcone, kishin jetuar relativisht në paqe për më shumë se 20 vjet.
Drejtuar shoqatës kulturore myslimane Darus Salaam në Via Duca d’Aosta, zarfi u prit menjëherë pasi kryebashkiakja e ekstremit të djathtë të Monfalcone, Anna Maria Cisint, ndaloi lutjet në ambiente, shkruan The Guardian, transmeton Klankosova.tv.
“Ishte e dhimbshme, një fyerje e rëndë që nuk e prisnim kurrë”, tha Bou Konate, presidenti i shoqatës. “Por nuk ishte rastësi. Letra ishte një kërcënim, i krijuar nga një fushatë urrejtjeje që ka ngjallur toksicitet”.
Popullsia e Monfalcone kohët e fundit kaloi 30 mijë banorë. Një trend i tillë pozitiv demografik zakonisht do të thoshte lajme të mira në një vend që po përballet me një rënie të shpejtë të lindjeve, por në Monfalcone, ku Cisint ka ushqyer një axhendë anti-islame që nga fitimi i mandatit të saj të parë në 2016, rritja nuk është mirëpritur.