12:57 / E Enjte, 07 Janar 2021 / OSH

Qyteti kinez me 11 milionë banorë mbyllet në tentim për të parandaluar përhapjen e COVID-19

Kryeqendra dhe qyteti më i madh i provincës veriore të Kinës, Hebei, ua ka ndaluar qytetarëve që të largohen nga sot, në tentativë për të parandaluar përhapjen e koronavirusit të ri, pasi që rastet ditore të infeksionit kanë arritur pikën më të lartë në pesë muaj, njofton Reutersi.

Hebei ka regjistruar 51 nga 52 rastet lokale të raportuara të enjten nga Komisioni Nacional i Shëndetësisë. Kjo krahasuar me 20 rastet e raportuara një ditë më parë.

Autoritetet e Shijiazhuangut, shtëpi e 11 milionë banorëve, kanë promovuar një program masiv të testimit dhe kanë ndaluar tubimet për të parandaluar përhapjen e koronavirusit.

Pos që u ka ndaluar qytetarëve të largohen nga qyteti, po ashtu ata nuk guxojnë të largohen as nga qarqet e rrezikshmërisë së lartë.

Rastet totale të reja pozitive në Kinë janë 63, krahasuar me 32 sa ishin një ditë më parë. Është shifra më e lartë që kur u raportuan 127 raste pozitive më 30 korrik.