20:45 / E Enjte, 17 Shtator 2020 / indeksADMonline

Qyteti kinez Wuhan pret fluturimin e parë që prej janarit kur u shfaq COVID 19

Qyteti kinez i Ëuhanit, vendi i parë ku u zbulua koronavirusi në dhjetor 2019, priti sot fluturimin e parë ndërkombëtar që prej janarit, kur aeroporti u mbyll për shkak të COVID-19.

Pas shfaqjes së pandemisë Republika Popullore e Kinës reduktoi në mënyrë drastike linjat ajrore me pjesën tjetër të botës për të kufizuar mbërritjen e të sëmurëve me COVID-19 që përbënin rrezik potencial për rikthimin e epidemisë në vend.

“Një avion i kompanisë koreano-jugore me çmime të ulëta “T’way” mbërriti të mërkurën në aeroportin ndërkombëtar Tianhe të Wuhanit me 60 pasagjerë në bord”, theksoi televizioni publik CCTV.

Vendi që prej asaj kohe e ka frenuar COVID-19 në sajë të masave kufizuese, karantinës, depistimit, ndjekjes së rasteve dhe kontakteve dhe mbajtjes së maskave, raporton ATSh.

Imazhet e publikuara nga stacioni televiziv tregojnë udhëtarët me maska si dhe oficerë policie me kostume të plota mbrojtëse që kontrollonin pasaportat.